Arrestohet një grua në Deçan për dhunë në familje, rrahu dhe një police
Një grua është arrestuar në Deçan, pasi që kishte ushtruar dhunë në familje. E dyshuara kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një mashkulli, e po ashtu kishte rrahur dhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar tretman mjeksor.
“ Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/