Arrestohet një burrë në Obiliq, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij

Një mashkull nga Obiliqi është arrestuar të shtunën, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia e Kosovës bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta10.

“Obiliq, 01.02.2023-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti në polici është lajmëruar në orët e vona të së shtunës.

Lexo edhe:  Elshani: S’kemi negociuar me terroristët e Banjskës, as s’i kemi lëshuar, ata ikën vetë