Arrestohet një burrë në Drenas, sulmoi seksualisht një 11 vjeçare

Një person i moshës madhore është ndaluar pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Lajmi për Klankosova.tv e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ulaj tha se brenda afatitt ligjor Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me urdhër të prokurorit është ndaluar është një person (madhor), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulm seksual” dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Ulaj.

Klankosova.tv merr vesh se viktima është e moshës 11-vjeçare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit.

Lexo edhe:  Policia konfirmon se një 22-vjeçar është vrarë në Vlorë