Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 16:00 në rrugën “Migjeni”, njësitë e Stacionit Policor Mitrovicë Jugu kanë ndaluar një automjet gjatë patrullimit rutinë. Gjatë kontrollimit të veturës, nën ulësen e pasagjerit, është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë, për të cilën personi nuk kishte leje.

I dyshuari, M.I., 26-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme. Policia ka konfiskuar edhe një karikator dhe 28 fishekë, të cilët do të përdoren si prova materiale në hetim.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lexo edhe:  Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, raportohen disa raste në rajone të ndryshme në Kosovë