Arrestohet në aeroport hajni i Vitisë, kishte kryer 13 vjedhje të rënda për një muaj

Një person është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, i dyshuari E.A, i cili po kërkohej tash e një kohë nga Policia e Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 43-vjeçari po kërkohej me urdhër arrest të Gjykatës Komunale në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se bashkë me dy persona tjerë që janë arrestuar më parë, kishin kryer 13 vjedhje të rënda në shtëpi dhe objekte fetare në janar të vitit 2013.

E.A. dyshohet se vjedhjet i kishte kryer në komunën e Vitisë dhe fshatrat e saj si Kabash, Binqë, Stubëll e Epërme dhe Letnicë.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 43-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Rrahën mes vete vëllezërit në Ferizaj, njëri arrestohet