Arrestohet mitrovicasi që rrezikonte trafikun publik

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari N.S., 35 vjeçar, i cili po kërkohej për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Arrestimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25.

Ndaj të dyshuarit kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pikërisht për veprën penale në fjalë.

Policia bën të ditur se N.S. është dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej 9 muajsh.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se sulmoi tre zyrtarët policorë në Prizren