Arrestohet i riu në Mitrovicë që dyshohet se kërcënoi me jetë nënën dhe vëllain e tij
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të kanosjes, ku viktimë ishte një grua, ndërsa i dyshuar djali i saj. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur dhe si rrjedhojë ka qenë e pamundur që i njëjti të arrestohet menjëherë pas denoncimit të rastit në organet e rendit.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar mbrëmë pak para mesnatës.
30-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.