Arrestohet edhe personi i tretë në rastin e vrasjes së Liridona Murselit

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Lexo edhe:  Përdhunimi i 11 vjeçares e sulmi seksual ndaj 6 vjeçares – Dy rastet e fundit që tronditën vendin brenda një muaji