Arrestohet burri nga Lipjani, e rrahu gruan e tij dhe ia mori fëmijën shtatë muajshe
Një burrë nga Lipjani është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Po ashtu, ai thuhet se ia ka marrë asaj fëmijën shtatë muajshe.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orë 22:00, njoftoi Policia e Kosovë.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.