Arrestohet burri nga Gjilani, tentoi ta martonte me dhunë një shtetase të huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, me dyshimin se ka tentuar ta martojë me dhunë një grua me shtetësi të huaj.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar të hënën rreth orës 21:00, ndërsa i është konfiskuar edhe një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “trafikim me njerëz”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor

Lexo edhe:  Investitorë nga Zvicra e Gjermania hapin fabrikë në Kosovë, prodhojnë vazo kopshti që do shiten në Evropë