Arrestohet 69-vjeçari në Ferizaj, iu gjet një pushkë gjysmë automatike

Me datën 10.10.2023, rreth orës 18:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në rrugën ‘’Naim Beka’’ në Ferizaj posedon armë zjarri. Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.

Policët hetues kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.L ( M/K) i moshës 69 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pushkë gjysmë automatike).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është  liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.

Rasti është cilësuar ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ‘’

Lexo edhe:  Ramiz Lladrovcit i merret profili në Facebook, ja çka poston 'hakeri' lajmërohet në emër të tij