Arrestohet 22 vjeçari në Mitrovicë, i gjendet pistoletë, dy maska e shufra metali

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë natës një person në Mitrovicë, i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë, dy kapela të zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. A., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo edhe:  Situata në veri, Geci i del në ndihmë policëve