Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, dy prej tyre të mitur pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në dy raste të ndara të grabitjeve, shkruan Insajderi.

Nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në aksione të ndara, janë arrestuar tre persona për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë përfshirë në veprat grabitje.

“Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e armës(thikë) i është grabitur portofoli”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.

“Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar me datën 25.08.2024 në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar“.

Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit po mbahen në qendrën e mbajtjes, bën me dije policia.

Lexo edhe:  Përleshje në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë: 15-vjeçari ther me thikë shoqen e klasës