Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se dhunuan një grua

Tre persona janë arrestuar në Suharekë të mërkurën nën dyshimin se kanë dhunuar një grua.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, më 2 korrik një grua ka raportuar se në fshatin Budakovë është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur.

Viktima më pas është dërguar për ekzaminim mjekësor

“Me datën 02.07.2024 në Stacionin Policor Suharekë, viktima femër kosovare ka raportuar se ne Fsh. Budakovë, Suharekë, është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim po ashtu thuhet se për rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve rajonale në Prizren të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona meshkuj kosovar të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Ndaj të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunim’’”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Sulmi me armë ndaj Policisë në Zubin Potok, arrestohet “bossi” i kontrabandës Besim Zeqiri “Kaça”