Arrestohen katër të dyshuar në Drenas, dyshohen se sulmuan fizikisht një burrë

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar katër persona në Drenas, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:00, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ditë më parë kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  FSK-ja trajnon grupin e dytë për deminim të Policisë së Ukrainës