Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit

Janë arrestuar dy persona pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për investitorin dhe punëkryesin.

Gashi gjithashtu njoftoi se dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Kemi dy persona të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Në bazë të informacioneve deri më tani, kemi të bëjmë me investitorin dhe punëkryesin”, thuhet tutje në konfirmim.

Lexo edhe:  Aksident në Koshare të Ferizajt, lëndohen tre persona – në mesin e tyre një foshnje