Arrestohen dy persona, konfiskohet sasi e konsiderushme e substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në qytetin e Gjakovës gjatë ditës së sotme.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë aksionit Policia ka bastisur shtëpinë e njëri prej dy të dyshuarëve.

‘’Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, me datë 07.10.2024 pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se i ka shitur narkotik një personi mashkull kosovar, lidhur me rastin me urdhër të prokurorisë kompetente është zhvilluar një bastisje ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si në vijim:• Një (1) qese najloni e mbushur me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 0.9 gram,• Njëzet e shtatë (27) qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 34 gram, • Shtatëdhjetë (70) qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 100 gram,• Një (1) qese najloni të mbushur me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhan me peshë prej 534 gram , • Para në vlerë prej 510 euro,• Një (1) telefon,• Peshore digjitale’’ thuhet në njoftim.

Ndaj dy personave të dyshuar është caktuar vendimi për ndalim në afat prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë në restorant “Tetova” në Ferizaj, Policia arreston dy të dyshuar