Arrestohen 5 persona në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatave.
Pesë të dyshuarit janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, në kuadër të njësisë policore të stacionit në Jug të Mitrovicës.
Tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë kanë paguar gjobë.
“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar pesë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i veprimeve operacionale në realizimin e urdhëresave të gjykatave njësitet policore në lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë realizuar tetëmbëdhjete (18) urdhëresa.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar kanë paguar gjobën dhe të njëjtit janë liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.