Arrestohen 3 personat që sulmuan Valon Sylën
Janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit dhe opinionistit Valon Syla.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
‘’Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit’’, ka njoftuar Sveçla.