Arrestimi i politikanit serb në veri, IPK-ja: S’kemi ankesë për arrestimin
Policia e Kosovës ka arrestuar në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili i fishkëlleu kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Kurti ka qëndruar gjatë ditës në pjesën veriore të vendit.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se nuk kanë pranuar ankesë lidhur me arrestimin.
Por, ai ka shtuar se do t’i analizojnë pamjet e rrethanat e rastit në fjalë.
“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka.
Arsenijeviq më vonë është liruar dhe është dënuar vetëm me gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.