“Armë, jelekë ushtarak, drogë” – Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri tek Bregu i Diellit – i dyshuari po kërkohet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Policia ka konfirmuar se i dyshuari është duke u kërkuar, ndërkohë që janë sekuestruar gëzhoja, fishekë, jelekë ushtarak e substanca narkotike.

Gjithçka thuhet se nis pas një mosmarrëveshje, mes të dyshuarit me disa persona.

I njëjti sipas raportuesit të rastit, bëhet me dije se e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.

Lexo edhe:  Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në autostradën Durrës-Tiranë