Armand Duka flet për Sylvinhon, tregon se a do të firmoset një kontratë e re
E ardhmja e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho është çështja kryesore aktualisht në futbollin shqiptar.
Kontrata e tij me FSHF skadon nesër dhe sigurisht duhet konfirmuar largimi apo rinovimi i tij për të vijuar me hapin e rradhës.
Presidenti Armand Duka në një lidhje të drejtpërdrejt me RTSH Sport foli hapur për situatën ku zbuloi se janë në bisedimet e fundit para se të zyrtarizohet firmosja e kontratës së re.
“Interes nga Portugalia? Nuk besoj se është e vërtetë. Akoma nuk kemi bërë një kontratë të re rinovimi, por këto ditë besoj se do të bëhet një e tillë 2-vjeçare. Kur të firmoset quhet e mbyllur, akoma nuk është mbyllur. Jemi në ato bisedimet e fundit”, tha Duka.