Arian Tahiri publikon projektin për revitalizimin e plotë të lumit Ibër në Mitrovicë
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka paralajmëruar një projekt madhor për qytetin – revitalizimin e plotë të lumit Ibër. Ai tha se ky projekt do ta kthejë lumin në një hapësirë që lidh dhe pasuron jetën e qytetarëve.
Sipas Tahirit, përgjatë lumit do të ndërtohen shtigje për ecje dhe biçikleta që do të lidhin lagjet mes vete, hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane për rekreacion dhe pushim të familjeve, si dhe ndriçim modern e estetik që do të sjellë siguri dhe gjallërim edhe në mbrëmje.
“Lumi Ibër do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin”, theksoi Tahiri, duke e konsideruar këtë projekt si një nga prioritetet e tij për të ardhmen e Mitrovicës.