Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli bëhen prindër: “Zoti na bekoi me një vajzë”
Arbër Hajdari ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij, Vlera, janë bërë prindër për herë të parë.
Vetë Hajdari e ka konfirmuar këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, përmes një postimi, ku shihet së bashku me të bijën e sapoardhur në jetë.
“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falënderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri, përbri fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.