Anulohet protesta e minatorëve para Qeverisë, pasi u ndan 4 milionë euro për paga
Sindikata e minatorëve të Trepçës njofton se ka anuluar protestën para Qeverisë, shkruan Jepi zë.
Anulimi njofton se u bë pasi Qeveria mori vendim që t’i ndajë 4 milionë euro për pagesat e punëtorëve, të cilët nuk kanë marrë pagat prej tri muajsh.
Postimi i plotë:
Të ndëruar qytatar të Republikës së Kosovës, shumë të respektuar minatorë;
Sot me datë 14.08.2024 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion për subvencionimin e pagave për minatorët e Trepca Sh.A., për pagesen e pagave.
Nisur nga fakti se diten e djeshme kemi njoftuar se do të mbajmë një protestë pran Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetem që të kërkojm ekzekutimin e pagave të papaguara, e duke pasur parasyshe reflektimin e qeverisë, ne tërhiqemi nga protesta e cila do të ndodhte nesër.
Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thujase është realizuar, ndaj edhe e vleresojm të paarsyeshme mbajtjen e protestes ditën e neserme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike.
Minatorët nuk kan kërkuar dhe nuk kërkojnë asgje tjeter, përveq kushte për punë dhe paga dinjitoze. Përkushtimi ynë për punë në minierë është dhe do të mbetet përher i palëkundur.
Prandaj lusim të gjithë minatorëve ti kthehen punës.
Faleminderit.
Me fat!