Antidroga me aksion në Prizren, sekuestrohen substanca narkotike

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar dje një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është gjet një sasi e marihuanës dhe pajisje për përpunimin e rogës.

Aksioni është zhvilluar në rrugën “Sefedin Laqi”, nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të drogës.

Personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi, por Policia gjatë kontrollit në objektet rreth – në stallën e bagëtive të familjes ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 fara të kanabisit.

Lexo edhe:  Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi me Kurtin: Nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës se Ibrit