Anisa Veseli pretendon se mbulimi i operacionit të saj nga një klinikë ka qenë gënjeshtër

Njërës nga ish-banoret e Big Brother Vip Kosova, Anisa Veseli, gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, iu premtua nga produksioni se do t’ia mbulojnë shpenzimet e operacionit për trajtimin e skoliozës.

Anisa, sa ishte në shtëpi, e ndau me publikun historinë e saj te dhimbshme, se si ajo vuan nga një problem në shtyllën kurrizore.

Problem ky që jo që i ka ndikuar në të ardhmën e saj, por ajo tha se e ka privuar nga mundësia për t’u bërë nënë.

Madje, ajo thotë se kjo është edhe arsyeja se pse u fut në këtë lojë, për ta fituar çmimin e madh, kështu duke siguruar paratë e nevojshme për operacion.

Në atë kohë, produksioni i BBVK ia dha fjalën se do t’ia mbulonte shpenzimet, mirëpo, Anisa po pretendon përmes një postimi në TikTok, se ky premtim nuk është mbajtur dhe se gjithçka ka qenë një gënjeshtër.

Lexo edhe:  Pas sherrit reagon Noizy, tregon se si nisi konflikti: Këto janë pasojat kur goja s’të ndalet në Tiktok