Anisa Veseli për thashethemet për lidhje me Eduart Kuqin: Nuk kërkoj vëmendje nga media, shyqyr që e kam
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi dhe Anisa Veseli, kanë ngjallur dyshime për një lidhje mes tyre, pasi kanë postuar fotografi nga vende të njëjta, duke nxitur shumë spekulime në media dhe rrjetet sociale.
Megjithatë, Anisa Veseli iu përgjigj direkt këtyre aludimeve me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke i përgënjeshtruar dhe duke sqaruar se nuk ka nevojë të kërkojë vëmendje përmes thashethemeve.
Në postimin e saj, ajo u drejtohet mediave me fjalët: “Oj media të dashura, një gjë është e sigurt: të keni sot e 100 vjet që Anisa Veseli nuk bën asgjë për vëmendje. Unë jam duke e shijuar çdo moment, jam duke u kënaqur në maksimum, e juve flaka ju daltë.”
Ky reagim tregon qartë se Anisa është e vendosur të mbajë kontrollin mbi jetën e saj private dhe nuk lejon që spekulimet apo thashethemet e mediave të ndikojnë në atë se si ajo zgjedh të jetojë dhe të shprehet. Dëshiron që njerëzit të kuptojnë se jeta e saj nuk është një spektakël për t’u komentuar, por një përvojë personale që ajo dëshiron ta jetojë në paqe dhe me kënaqësi.
Më tej, me një ton më të lehtë dhe me humor, Anisa shtoi: “Shyqyr që e kam”.