Analisti i reagon ndaj ‘partizanes’ së VV’së për këngën ndaj Kurtit: I këndoi një dezertori

Analisti Azdren Shala, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, e cila këndoi frazën “Jam Albini, pushkë me qitë” në një tubim.

Këngën që e këndoi Llalloshi, është e atdhetarit Çun Mula, këngë të cilën sipas Shalës, artistja dhe kandidatja për deputete e bastardoi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se ajo që bëri Llalloshi nuk është art, por estradë.

“Çka e çoi njërin me mend në kry, deputete e Kuvendit të Kosovës, çohet e bastardon një këngë, kënga e Çun Mulës është. Një atdhetar dhe patriot i madh i Lëvizjes Kombëtare, dhe kjo e krahason me një njeri që ka dezertuar në luftë. Qysh bëhet bre arti estradë? Nëse Edona Llaoshi pak i thotë vetes artiste, duhet me e dallu artin prej estradës”, u shpreh Shala.

Lexo edhe:  Policia për 3-vjeçarin që u keqtrajtua në çerdhe: Po shqyrtohen dhe po analizohen raportet mjekësore dhe pamjet