Amerikani fiton lotarinë gjashtë herë duke i besuar intuitës

Një veteran nga Vietnami hyri në një dyqan pijesh alkoolike në Massachusetts në një ditë të ftohtë dhjetori.

Ai luajti lotarinë, siç kishte bërë për më shumë se 20 vjet, shkroi BBC.

Intuita e tij i tha: mos bli vetëm një biletë, bli gjashtë. Dhe mos përdor numra të ndryshëm, përdor të njëjtat numra në secilën biletë.

Me fat, numrat e Raymond Roberts erdhën dhe kishin vlerë 390,000 dollarë secili si çmim në para.

Roberts zgjodhi të merrte një shumë të përgjithshme për pesë nga biletat – duke fituar gati 2 milionë dollarë në total.

Për biletën e gjashtë, ai zgjodhi opsionin e pensionit – që do të thotë se ai do të marrë gjithashtu 20 pagesa vjetore prej 25,000 dollarë.

Numrat fitues që zgjodhi Roberts ishin një kombinim i sajuar me kujdes i ditëlindjeve dhe datave përvjetorësh. I kishte përdorur në bileta të tjera lotarie, në ditë të tjera, por s’kishte fituar.

Sipas rregullave të lojës, shanset për të fituar vetëm 25,000 dollarë në vit janë një në 1,813,028.

Banorët e Massachusetts shpenzojnë më së shumti për kokë banori në lotari dhe bileta gërvishtëse se kudo tjetër në SHBA.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e nesërme