Amerikanët e nderojnë presidenten e Kosovës, e bartin me helikopter ushtarak
Janë publikuar disa pamje të presidentes Vjosa Osmani gjatë vizitës në bazën ushtarake të shtetit të Iowa-s në ShBA.
Osmani shihet duke u bartur me një helikopter të ushtrisë amerikane.
Pamjet i ka publikuar në rrjetet sociale Egnesa Vitia, këshilltare e presidentes.
Presidentja Osmani po qëndron në ShBA që nga dje ku ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka diskutuar për gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Ndërsa sot Osmani ka filluar vizitën në Iowa, ku ndër të tjerash ka në agjendë takimin me guvernatoren e Ioëas, Kim Reynolds, komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn dhe zyrtarë të tjerë.