AME-ja del me apel për të parandaluar zjarrvëniet

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme u është drejtuar qytetarëve për aktivizim në parandalimin e zjarrvënieve në pyje dhe hapësira tjera, publike dhe private.

“Të nderuar qytetarë, meqenëse kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore e me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit”, thuhet në apelin në AME-së,

Ndër të tjera në apel thuhet:

Të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent pa pagesë 112 dhe 193, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit” kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si edhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.

Vlenë të theksohet dhe t’u bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.

E rëndësishme, në rast se hasni në ndonjë rast dyshimi për rrezik nga zjarri numrat emergjent në të cilët ju duhet të drejtoheni dhe t’i informoni por edhe ndihmë të kërkoni pa pagesë 24/7 janë:

112 Qendra Operative Emergjente nga VALA dhe IPKO (pa pagesë), 193 zjarrfikësit, 192 Policia dhe 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent.

Paralajmërim i hershëm- Veprim i hershëm, shpëton jetë dhe ambientin e përbashkët për të gjithë.

Lexo edhe:  Këto vendbanime do mbesin nesër pa rrymë 5 orë

Ju ftojmë dhe presim bashkëpunim të ndërsjellë.