Ambasadori francez bën homazhe në Reçak, përmend vrasjen 14 vjeçarit

Në kompleksin memorial në Reçak të Shtimes qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e e masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Viktimat e masakrës së Reçakut u përkujtuan edhe nga mbasadori francez, Olivier Guerot. Ai ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend.

Guerot ka shkruar në Twitter se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës. Ai përmendi edhe vdekjen e 14 vjeçarit Halim Beqirit.

“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave . Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Arrestohet një burrë në Drenas, sulmoi seksualisht një të mitur