Alivanoset një tifoz nga tollovia e krijuar – dërgohet në QKUK

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së kthimit ndërmjet Llapit dhe Buducnostit në Ligën e Konferencës.

Interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh, pasi klubi llapjan ka ftuar gjithë grupet e tifozëve shqiptare që ta mbështesin në ndeshjen e sotme.

Në platon e “Boro-Ramiz” një tifoz është alivanosur nga tollovia e madhe e krijuar.

Tashmë, ai është dërguar në QKUK për të marr trajtimin e duhur.

Sipas dshmitarve, për disa minuta me radh ishte pa ndjenja por falë intervenimit të Policisë së Kosovës dhe disa tifozëve, ai arriti të këndëllej.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapi do ta kërkojë kualifikimin në rrethin e dytë sonte, përkundër se në ndeshjen e parë është mposhtur 2:0.

Lexo edhe:  Ia sulmoi djalin, babai e ther me thikë të dyshuarin