Albin Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë

Me 29 korrik ishte prerë shiriti i rinovimit të tri ndërtesave sociale në Skenderaj, aty ku banojnë 100 familje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ka shpërndarë njoftimin për këtë ngjarje, që vartësja e tij, e kishte publikuar më 29 të muajit të shkuar, thotë se dimri për këto 100 familje do të jetë më i ngrohtë përveçse më i lirë.

“Për 100 familjet që banojnë në tri ndërtesat me banesa sociale në Skenderaj, vera tashmë është më e freskët, kurse dimri do të jetë më i ngrohtë, përveçse më i lirë”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:  Pse s’ka “Marlboro” në Kosovë? Ja e vërteta që i ka vënë në siklet duhanpirësit…