Albin Kurti ndihet mirë dhe është rritur politikisht vetëm duke shkelur ligjin
Njohësja e çështjeve politike, Shqipe Pantina, ka komentuar qëndrimin e VV-së dhe të Albin Kurtit për blloakdën politike.
Pantina ka thënë se Albin Kurti ndihet mirë vetëm duke shkelur ligjin.
Postimi:
Albin Kurti, si politikan, e ka dëshmuar me dhjetra herë se nuk është për rend e ligj. Në fakt, ai ndihet mirë dhe është rritur politikisht vetëm duke e shkelur ligjin. Prandaj, ai nuk e ka problem mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse edhe ne te kaluaren ka gjetur mbështetje për veprimet e tij të kundërligjshme. Pyetja është edhe sa kohë një popull do t’i nënshtrohet një njeriu”?