Albin Kurti e ka ankth Hashim Thaçin, i paraqitet edhe në ëndërr

Analisti politik, Argjend Softolli, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi, është ankth për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Madje ai thotë se Thaçi, Kurti dhe disa të tjerëve në Kosovë e Ballkan, iu paraqitet në ëndrra, transmeton Klankosova.tv.
“Albin Kurti, dhe disa të tjerë në Ballkan dhe në Kosovë, e kanë ankth Hashim Thaçin. Në ëndërr iu paraqitet Hashim Thaçi. Nuk ka UÇK pa Hashim Thaçin. Kur fol kundër Hashim Thaçit, fol kundër UÇK-së”, u shpreh Softolli në emisionin “Ora Shtatë”.
Analisti foli edhe rreth protestës së 17 tetorit e cila u mbajt në Tiranë në përkrahje të UÇK-së.
Sipas tij, kush del kundër kësaj proteste, është në një linjë me Gjykatën Speciale në Hagë.
“Ne do të duhej të merrnim pjesë në atë protestë, sepse bëhet fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, kushdo që del kundër protestës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është e qartë se është në sinkron me Gjykatën Speciale, dhe tre njerëzit kryesor në Ballkan janë në sinkron kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata dihen kush janë. Janë Albin Kurti, Vuçiqi dhe Mickoski”.
“Lufta speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dihet kush e bën, e bën Serbia në veçanti. Prandaj, të gjithë, dhe më së shumti gëzohet për mospjesëmarrjen në protestë gëzohet Serbia. Nëse protesta do të dështonte, qartazi Serbia do ta përdorte dhe do të thoshte, ‘shiko, nuk është protestë për UÇK-në, është protestë e vogël’. Prandaj pjesëmarrjen, do duhej ta mbështesnim”, u shpreh tutje ai.
Lexo edhe:  E zbulon Policia: Në manastir u gjet helmeta e Policisë që u mor nga vendi ku u vra Afrim Bunjaku