Alaudini kërkon kos në Kolumbi  

Pas suksesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, moderatori i njohur Aluaudin Hamiti ka vendosur të shkojë me pushime.

Hamiti ka udhëtuar drejt Kolumbisë, atje ku po shijon bregdetin dhe temperaturat e nxehta.

Por, tash e tri ditë, ai e ka një problem, raporton Indeksonline.

Përmes një “Insta-Story”, Hamiti ka kërkuar kos për t’u lyer, për shkak të djegies nga rrezet e diellit.

Kosi, siç dihet, është një metodë tradicionale për të shëruar të djegurit nga dielli.

Ja si po duket Alaudini:

Lexo edhe:  Sonte me urgjencë nga Suedia në Big Brother do të vijë vëllai i Xhenetës – por a do të kërkojë nga ajo që ta lë shtëpinë?