Alarmon ish deputetja për gjendjen në QKUK: Nuk kishte karrocë as krevat lëvizës, rrezikova ta humb këmbën

Shkruan: Safet Hadergjonaj

Në mengjesin e të hënës së 7 nëntorit lëndova keq
këmben dhe për fatin tim të keq, pasi kalova hyrjen për në oborrin e ShSKUK, plotë 1 ore e 5 minuta durova dhimbjet e tmerrshme brenda makines deri sa mbërrina në Emergjencë, për shkak të kaosit me qarkullimin e makinave brenda oborit të spitalit.

Për 4 orë të tjera përjetova maltretimet nga më të këqijat brenda emergjencës sepse nuk kisha mundësi me ecë dhe nuk gjenin karrocë as krevat levizës me ma mundësu me hy brenda.

Një mjeke që kurrë se di kush ishte (kushdo që ka qenë e falenderoj) na huazoj karriken e saj të punës që ishte me rrota, familjarët e mi me vështirësi më lëviznin (sepse ishin të dëmtuara rrotat), është vertetë shqetësuese si ka humb humaniteti asnjë nga personeli ndihmës mjekesor nuk na ndihmonte mos me përjetu dhimbjet në këmbë në atë karrikë, as edhe një nuk ndihmonte me më levizë dhe më mundësu mbajtjen drejtë të këmbës që se mbaja dot e që më shkaktonte dhimbje të tmerrshme.

E dinin gjendjen që kam dhe me thoshin shko në katin e dytë, shko në të parin e shko në podrum bejë fotografime prit në korridor në atë karriken e famshme e asnjë mjek i vetëm nuk qante koken për gjendjen e dhimbjet e tmerrshme që përjetoja me ma mundesu me u shtri përkohësisht në një krevat, pos familjarëve të mi të shqëtesuar me gjendjen që nuk mund të më ndihmonin dot më shumë.

Nuk dua të kujtoj kurrë atë që përjetova në emergjencën e ShSKUK, dhe nuk dua ti rëndoj miqt e mi me atë që kam përjetu të hënen e 7 shtatorit në kliniken universitare.

Lexo edhe:  Kryhet një operacion i rrallë në QKUK, 40-vjeçares i hiqen 21 mioma nga mitra

Edhe nëse milionat hynë në spitale nëse nuk menaxhohen mirë e me kujdes është e kotë.

Edhe nëse milionat investohen në spitale nëse nuk ka menxhim, monitorim, kontrollë, përgjegjësi, humanitet, kujdes e etike profesionale është e kotë.

A ka turp më të madh që spitali kryesor në vend me qenë në këtë gjendje e mos me pas menaxhim institucional e me ba lojra të pa kuptueshme me shëndetin e mijëra nevojtarëve, mos me pas përgjegjësinë institucionle Qeveria. Si të arsyetohet që në këto rrethana, me këtë gjendje në shëndetësi, me muaj institucionet shëndetësore me mbetë pa Minister, në anarki, dhe të sëmurët nën mëshiren e fatit.

Jam e vetëdishme që asnjëherë shëndetësia nuk ka qenë ashtu siç kemi dashtë të jetë, por jo edhe keshtu siç është.

Kam qenë me ditë të tëra, javë e muaj, në spitale me prindërit e mi gjatë viteve 2014 dhe 2015, kam falenderu e jam ndi krenare me mjekët tanë, me trajtimin që u është afru prindërve e gjithë të tjerëve, sidomos në spitalin onkologjik dhe në neurologji, një staf i ri i shkolluar nga shteti thjeshtë i mrekullueshem, mirënjohje e falenderim për ta.

Kësaj radhe u zhgënjeva keq dhe u merzita për gjithë ata njerëz që kanë nevojë e kërkojnë ndihmë koridoreve të emergjencës e të klinikave tjera.

Faji mund të hudhet kudo te cila do qeveri që disa kanë bërë dicka e disa s’kane bërë asgja por tani është fundviti 2022 e të kesh një gjendje të tillë në emergjencen e qendres klinike universitare, që e perjetova vet aty, vërtetë është shqetësuese.

Unë përfundova në spitalin privat, pa dëshiren time dhe e shqetësuar që po shkoja aty, sepse besimin e kisha në qendren klinike universitare.

Lexo edhe:  SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm shtetasin e Kosovës që iu bashkua ISIS-it

Megjithatë falenderoj doktor Qerim Kiden dhe anasteologen Burbuqe Bruqin me ekipin për kujdesin e ndërhyrjen e shpejtë që më kanë bërë, sepse vonesa ka mund të jenë me pasoja të pariparueshme. Dua të besoj që kanë bërë punën më të mirë të mundshme për të ma riparuar këmben.

Shpreh keqardhjen time për sherbimet tjera jo të nivelit në atë qender që aspak nuk shkojnë me çmimet e pa përballueshme për xhepin e varfër të qytetarëve që kërkojnë ndihmë në momente të vështira.

E çka të them, pos mijera njerëz në nevojë për shërbime shëndetësore, le të rëndojnë mbi përgjegjësinë dhe ndërgjegjen e vrarë të institucioneve që ende nuk ka sigurim shëndetësor, që nuk ka sigurim të mirëfillt privat, që nuk ka minister, që nuk ka nuk ka përgjegjësi, që nuk ka monitorim e kontrollë, që nuk ka transparencë, që nuk ka etike menaxheriale e as profesionale dhe që bëhet biznes pa kurrfarë kontrolle me shëndetin e qytetarëve te varfër e në nevojë.

Sot për sot mjerim… për nesër shpresoj që shëndeti i qytetarëve të rëndoj mbi përgjegjësinë institucionale që shumë shpejtë të ndërrohet qasja ndaj shëndetësisë sepse shëndeti është mbi gjithcka, ështe jetë është pasuri, është bazë e zhvillimit ekonomik të vendit.