Alarmante: Njëri nga ushtarakët më të mirë dhe më të shpërblyer të FSK-së, e lë uniformën
Po vazhdon largimi i të rinjëve kosovarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Së fundmi është përshendetur nga uniforma njëri nga ushtarakët më të mirë që ka pasur FSK-ja, shkruan Jepi zë.
Hysen Fetahu, sipas publikimeve, shihet se ishte pjesëmarrës i shumë trajnimeve brenda dhe jashtë, duke u vlerësuar me çmime për përformacë.
Nga fotot shihet se ai ishte i çertifikuar edhe për snajperist, ndërsa ka udhëhequr edhe trajnime tjera mjaft sfiduese.
Lajmin për largimin e tij nga Ushtria e Kosovës e ka bërë të ditur një ish koleg i tij, i cili përmes një postimi ka vlerësuar shumë Cenin.
Postimi i plotë:
Me Cenin jemi njoftu gjat trajnimit bazik 2015 ku te dy ishim instruktor për atë gjeneratë. Sot kuptova që Ceni e ka nderpre sherbimin në FSK. Nuk po di edhe çka nanën me shkru. Djal më t’pregaditun nuk kam pas rastin me taku. Faleminderit për sherbimin. Djem si ti e kan ba dallimin në mes profesionisteve dhe zuqkave të zyreve.