Alarm për mjet të dyshimtë shpërthyes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës 14:00, ka pranuar një informacion lidhur me një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që u kap me drogë dhe armë nga Antidroga në Prishtinë