Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë, pamje nga momenti kur policia largon turmën
Gjatë mëngjesit të hershëm sot, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë.
Me të marrë informacionin ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua. Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.
Pas kontrollit doli që ky njoftim të jetë i rremë.
Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.
I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte paraparë të performonte.
“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.