Aktakuzë ndaj edukatores dhe kuzhinieres për keqtrajtimin e 3-vjeçarit në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipas aktakuzës, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, konkretisht staf i angazhuar në  Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke e keqtrajtuar të dëmtuarin e mitur brenda hapësirave të këtij institucioni, ku si pasojë e këtyre veprimeve të njëjtat kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Po ashtu, më herët Inspektorati i Arsimit ka vendour masë disiplinore ndaj drejtoreshës së çerdhes “Gëzimi Ynë”.

“Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, ka thënë këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj.

Lexo edhe:  Punëtori shpëton nga goditja e veturës, por jo edhe nga bankina nga e cila pësoi rëndë