Aksioni kundër fajdes: Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan disa vetura, 83 955 euro, armë e prova të tjera.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Rasim Maloku, më 8 mars 20203 ka bërë kërkesë për ‘urdhër ndalues përfundimtar për sekuestrimin e provave, pasurisë së specializuar në urdhërin e Gjykatës’.

Veriu.info ka siguruar kërkesën e prokurorit Rasim Maloku të bërë Gjykatës Themelore në Ferizaj, në çështjen penale ndaj të pandehurve: Kadri Gërbeshi, Egzon Salihu, Besnik Salihu, Skender Bajrami, Ibrahim Gërbeshi, Fatmir Gërbeshi, Fitim Vershevci, Nexhmi Abazi, Ilir Vershevci, Ajvaz Muzaqi, Bahri Abazi, Lindrit Haradinaj, Shukri Haxhiu, Shefik Rexhepi, Fadil Salihu, Arsi Saraqi, Bashkim Osmani, Mujë Ademi dhe Ramiz Ademi.

Në kërkesën e siguruar, në mesin e provave tjera shihet se prokurori Rasim Maloku i ka propozuar gjykatës të urdhëroj masë të përkohëshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Veriu.info gjatë aksionit kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi, të pendehurve iu kanë sekuestruar automjete, mjete elektronike, armë e para.

Në kërkesën e prokurorit bëhet e ditur se të pandehurve Kadri Gërbeshi, Ibrahim Gërbeshi e  Fatmir Gërbeshi, iu kanë sekuestruar:

Kadri Gërbeshi:
a) Shufer metalike,
b) veturë BMW X5,
c) veturë AUDI B4;

Ibrahim Gërbeshi:
a) Armë e tipit CZ dhe dy karikator me leje të lëshuar nga MPB në emër të Ibrahim Berisha,
b) 31 fishekë,
c) Dokumente, marrëveshje, kontrata të përpiluara mes Ibrahim Gërbeshi dhe personave tjerë;

Fatmir Gërbeshi:
a) Një fletore,
b) Dy dokumente transaksione RIA pranues Fatmir Gërbeshi,
c) Veturë Mescedes Xhip,
d) Veturë Audi,
e) Revole e tipit BLOW F92,
f) DVR i firmës DAHUA.

 

Lexo edhe:  Ky është i moshuari që vdiq në QKUK, ishte rrahur brutalisht nga një 76-vjeçar në Kamenicë