Aksion i madh policor në Pejë, Istog e Klinë: Policia bastis zyrat e institucioneve paralele të Serbisë

Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion kundër strukturave paralele në disa vendbanime në komunën e Pejës, Istogut e Klinës.

Siç raporton mediumi serb Kossev, njësitë policore po qëndrojnë në fshatrat Osjanë e Gorazhdevc.


Raportohet se ky është vazhdim i aksionit të nisur ditë më parë në disa komuna të tjera, përfshirë atë të Dragashit, ku ishin mbyllur disa objekte që shfrytëzoheshin si komunë paralele në Rapqë e Vranishtë të kësaj komune.

Lexo edhe:  Ali Sefaj: Mësimi duhet të fillojë, por Qeveria s’po na lë rrugë për të dalë nga greva