Aksion i Krimeve të Rënda në Prishtinë, arrestohen katër persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

Lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi.

Lexo edhe:  Mbi 1 milionë euro para kesh në bankë, 2 banesa, 1 shtëpi, 2 parcela: Pasuria e Ramajt të VV-së që bën thirrje për bojkot të Devollit