Aksidentohet treni me veturë në Sllatinë

Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur në Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë një tren dhe një automjet”.

“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim.

Lexo edhe:  Ky është hajni që vodhi qindra euro në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë