Aksidentohet një veturë zyrtare e Policisë në Drenas, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Drenasit ku janë lënduar tre persona.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e Policisë, shkruan lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona . Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.