Aksidentohet një veturë te Mensa e Studentëve në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në kryeqytet, afër Mensës së Studentëve.

Një veturë është vetaksidentuar duke dalur jashtë rrugës, e është përplasur me anësoret rrugore.

Gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje nga aksidenti.

Në vendngjarje ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar

Lexo edhe:  FSK del me sqarim për hyrjen në veri: Pjesëtarët tanë ngatërruan drejtimin e lëvizjes, ishin nisur nga Istogu