Aksidentohet në Ulqin autobusi me tabela shqiptare, dyshohet se shoferi humbi kontrollin nga përgjumësia

Një autobus i linjës Durrës-Itali është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Ulqin të Malit të Zi.

Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin.

Siç raporton TvKlan, bazuar në raportimet e pasagjerëve të këtij autobusi, dyshohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin për shkak të përgjumjes nga lodhja, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga.

Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime asnjë prej 10 pasagjerëve udhëtarë, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Pasagjerët, të gjithë shqiptarë, do të transportohen në Shqipëri me një tjetër autobus tjetër të linjës.

Lexo edhe:  Ndodh në Komoran: 40 nxënës dalin nga një kombi